Stuttgart - Atje ku inovacioni takohet me gëzimin e jetës

Mes vreshtave të butë, arkitekturës moderne dhe mikpritjes së ngrohtë të Suabisë ndodhet një qytet që ofron më shumë se sa surpriza: Stuttgart-i. Kryeqyteti i Baden-Württemberg bashkon teknologjinë më të avancuar me larmi kulturore, oazet e gjelbra me stilin urban të jetesës – perfekt për ata që kërkojnë më shumë sesa thjesht një destinacion.
Zbuloni nga afër vendlindjen e automobilit: në Muzeun Mercedes-Benz do të udhëtoni përmes mbi 135 viteve histori të lëvizshmërisë – të paraqitura në mënyrë spektakolare në një ndërtesë ikonike. Vetëm pak kilometra më tutje, Muzeu Porsche magjeps me vetura sportive legjendare, dizajn inovativ dhe atmosferë mbresëlënëse. Një pikë kulmore për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe dizajnit.
Për një pamje panoramike të qytetit dhe më gjerë, vizitoni kullën televizive të Stuttgart-it – një simbol historik që ofron pamje deri tek Alpet. Rreth saj shtrihen parqe si Schlossgarten, ideale për shëtitje të qeta në zemër të qytetit. Një vend i veçantë është edhe Kapela e Württemberg-ut, që magjeps me historinë, atmosferën romantike dhe pamjen mbi vreshtat.
Stuttgart është gjithashtu një parajsë për dashamirët e shopping-ut: përgjatë Königstraße, një ndër rrugët më të gjata tregtare në Gjermani, do të gjeni marka të njohura, butikë dhe kafene. Pranë ndodhet qendra tregtare Milaneo, me mbi 200 dyqane – nga moda deri tek teknologjia – si dhe restorante dhe pika ushqimi për çdo shije. Adhuruesit e arkitekturës duhet patjetër të vizitojnë edhe bibliotekën e qytetit në Mailänder Platz – një kub futurist me ambient të qetë dhe brendi spektakolar.
As arti dhe kultura nuk mungojnë: Staatsgalerie është një nga muzeumet më të rëndësishme të artit në Gjermani, me vepra nga Rembrandt deri tek Picasso. Në mbrëmje, opera, teatri dhe baleti i nivelit botëror ju ftojnë për përjetime të veçanta.
Qoftë që kërkoni kulturë, natyrë, shopping apo teknologji – Stuttgart ofron gjithçka me stil dhe larmi.
Fluturoni me ne – dhe zbuloni një qytet që ju prek.
